Manja: E papranueshme zvarritja e dosjeve penale, Letërporosi për vrasësit e Nikulajt për ekstradim

Autoritetet shqiptare do të kërkojnë ekstradimin e 6 personave të dyshuar për vrasjen e Ardian Nikualjt. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja konfirmoi se brenda pak ditësh do të nisen edhe letërporositë autoriteteve përgjegjëse.

“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do të vijnë letër porositë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar”, tha Manja.

Këto deklarata Manja i bëri pasi prezantimit të  rekomandimeve të Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, në prani të Kryeprokurorit Olsian Çela, ku theksoi se është e papranueshme zvarritja e hetimeve për disa çështje

Një tjetër rekomandim ishte edhe heqja e gjykimit të shkurtuar për personat që përsërisin veprat penale si dhuna në familje.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shtimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të aseteve të pasurive kriminale ishin disa çështje të tjera ku sipas Manjës do ti kushtohet rëndësi e veçantë.

Manja: Lufta kundër korrupsionit prioritet, jemi duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet për goditjen e korrupsionit. Krahasuar me vitin 2021 kemi rritje për procedimet penale që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionit.

Por, pavarësisht rritjes këshilli i ministrave nuk është i kënaqur për goditjen e krimit dhe korrupsionit. Ne inkurajojmë hetime dhe procedime për goditjen e këtij fënomeni. Prokuroria e posaçme ka rritur numrin e proceduarve për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Pavarësisht ketyre këshilli i ministrave ka rekomanduar rritjen e nurmit të hetimve kryesisht. Gjithashtu ne kemi inkurajuar dhe goditjen e aseteve të përfituara nga këto vepra penale. Ku për këtë duhet përgëzuar prokuroria e posaçme e cila ka arritur konfeskimin e një sërë pasurive që e kanë burimin e të ardhurave nga aktiviteti i paligjshme i korrupsionit.

Manja: E papranueshme zvarritja e dosjeve penale, Letërporosi për

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët, vecanërisht trupën e prokurorëve të SPAK për rritjen e besueshmërisë dhe hetimet e përbashkët me homologët e huaj për goditjen e krimit.

Drejtimi i 4 që ne kemi bërë rekomandime janë të drejtat e njeriiut. Në ndryshimin e kodit penal në 2017 ka një sërë institucionesh për sigurimin e të drejtave të njeriut. Kur flasim për të drejtat e njeriut dhe garantimin e drejt penal nënkupton afatet e hetimit.

Një hetim i shpejt jepet drejtësi dhe nuk mbahen në ankth qytetarët shqipëtarë. Të nderuar kolegë do duhet që në punën tuaj të përditshme si rekomandim kryesor janë afatet. Duhet ti përmbaheni afatet, ku është e patolerueshme që një çështje të mbahet 3 vite. Ështe e pajustifukueshme dhe është pjesa më e rëndësishme e rekomandimeve. Gjithësecili ka të drejte te marrë informacjon lidhur me hetimet që janë duke u kryer ndaj tyre.

Qeveria është duke hartuar një kod të ri penal. Ka një grup pune që kryesohet nga profesor Arben Rakipi dhe ekspertë vendas e të huaj. Në momentin që ky draft të dalë për konsultim publik do i kërkoja të gjithë prokurorëve që me komentet e tyre të japin mendimet e tyre për përmirsim.

Të gjitha këto janë në tryezën e grupit te punës ku në përfundim do kërkoja mendimin e prokurorëve. Drejtimi i fundit i rekomandimeve është bashkëpunimi ndërinstitucional. Duhet të ketë bashkëpunim ndaj drejtorisë së doganave, taksave për goditjen e korrupsionit.

Manja: E papranueshme zvarritja e dosjeve penale, Letërporosi për

ulsi manja manja

EMISIONET