ZBARDHET DËSHMIA/ Çobani “fundos” vr*sësin e policit në Maliq: “Kishte kallash dhe çifte, më drejtoi armën dhe ...”

Dëshmia e Aleksandër Kolës, një nga provat kyçe të hetimit ndaj Violand Braçellarit. Sipas deklarimeve të tij para hetuesve, Kola ka treguar se kishte nisur punë në Bode tek stani i Braçellarit në mesin e muajit maj të vitit 2026, pasi i ishte ofruar një pagë mujore prej rreth 1200 eurosh për të bërë punën e çobanit.

Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në stan për disa javë, Braçellari mbante vazhdimisht me vete armë zjarri konkretisht një armë automatike kallashnikov dhe një armë gjahu çifte. Në dëshminë e tij Kola ka pohuar se kishte vënë re sjelljen e Braçellarit i cili kujdesej ndaj çdo lëvizje të personave të tjerë pranë stanit dhe se ky i fundit largohej shpesh drejt malit sapo merrte telefonata që e paralajmëronin për lëvizje të dyshimta në zonë. Sipas tij disa ditë para ngjarjes Braçellari ishte larguar me armë pasi ishte njoftuar se në drejtim të stanit po ngjiteshin automjete të panjohura.

Një tjetër moment që Kola përmend është pikërisht konflikti i tij që ka ndodhur në 3 qershor 2026. Kola ka deklaruar se kishte kërkuar të largohej për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, por kërkesa ishte kundërshtuar nga Braçellari. Sipas tij debati u përshkallëzua në fyerje kërcënime dhe dhunë fizike ndërsa ai pretendon se Braçellari i drejtoi disa herë armën duke e kërcënuar me vdekje. Aleksandër Kola (çobani) ka deklaruar se është larguar me frikë nga stani, duke marrë me vete sendet personale pasi kishte parë shumë gjëra të dyshimta që i kërcënonin jetën. Më pas ai ka bërë kallëzim në polici, kallëzim që u bë një nga elementët që çuan në organizimin e operacionit për kapjen e Violand Braçellarit.

“Në datë 03.06.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Maliq, për të bërë kallëzim penal, shtetasi Aleksandër Kola. Në kallëzimin e tij, ky shtetas ka deklaruar se ka qenë në Durrës dhe ka marrë takim me një shtetas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do ti jepte ai ku dhe mund të merrte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar dhe ka folur me numrin 068….. Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violandi) apo mamaja e tij. Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. Aleksandër Kola punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë. Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kaë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani se vjen vërdallë fshehur.

Në atë kohë, Aleksandrin e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, Aleksandri i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prapë dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. Aleksandri i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap. Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe Aleksandri e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që Aleksandri ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri. Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr Aleksandri nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm Aleksandri dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe Aleksandri i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. Aleksandri është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violendi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe Aleksandri ka shkuar poshtë tek ura.

Në vijim, është mbajtur procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Aleksandër Kola, i cili ka treguar të njëjtat rrethana të hetimit siç ka parashtruar në kallëzimin penal të bërë prej tij, në Komisariatin e Policisë Maliq. Gjithashtu, është marrë vendim për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor të shtetasit Aleksandër Kola.

Në datë 04.06.2026, është mbajtur procesverbal për ri-marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Aleksandër Kola, i cili ka deklaruar se në muajin Prill të vitit 2026 ka qenë i punësuar në të zezë (i pasiguruar), në një lavazh në qytetin e Durrësit, pronari i të cilit quhej Andi. Gjatë kohës që punonte në lavazhin e lartpërmendur, është miqësuar me një shtetas, emri i të cilit nuk i kujtohet dhe ky shtetas kishte në pronësi një automjet të markës “Range-Rover”, me ngjyrë të bardhë. Ky shtetas fillimisht e ka pyetur sesa fitonte dhe pasi Aleksandri i është përgjigjur rreth 600 (gjashtëqind) euro, ky person i ka ofruar një vend pune si “çoban” tek një i njohuri i tij, ku pagesa do të ishte 1200 (njëmijëedyqind) euro. Pasi ka pranuar, shtetasi lartëpërmendur i ka dhënë numrin e telefonit +3556……, i cili është numri i Violandit, të cilin fillimisht e ka telefonuar dhe në datë 14.05.2026 e ka takuar dhe ka filluar punë në stanin e tij në afërsi të qytetit të Maliqit, ku është kujdesur për bagëtitë. Ditën e djeshme ka patur një debat me Violandin, fakt për të cilin ka deponuar kallëzimin përkatës në Komisariatin e Policisë Maliq. I pyetur në lidhje me faktin se gjatë kohës që ka qëndruar në shoqërinë e shtetasit Violand Braçellari a i ka përmendur ky i fundit se kishte kontakte apo komunikime me punonjës policie dhe shtetasi Aleksandër Kola është përgjigjur se mesa i kujtohet, në një rast ndërsa Violandi po i tregonte për të shkuarën e tij në shtetin e Greqisë, ka përmendur faktin se kishte një kushëri, djalë teze, i cili punonte me “krimet” në Korçë. I pyetur nëse ka qenë pjesëmarrës në aksionin e zhvilluar ditën e sotme nga struktura e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, shtetasi Aleksandër Kola i është përgjigjur se pasi ka depunuar kallëzimin, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i ka kërkuar që t’i tregonte vendin se ku ndodhej vendi ku qëndronte/flinte shtetasi Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia. Ditën e sotme, në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, e ka telefonuar në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të policisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur. Më pas është nisur sëbashku me punonjësit e policisë në vendin e lartpërmendur, ku ai ka udhëtuar me një automjet, tip foristradë me ngjyrë si gri. I pyetur në lidhje me faktin se sa automjete policie ka konstatuar që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, shtetasi Aleksandër Kola është përgjigjur se ishin pesë automjete, dhe konkretisht 1 (një) “foristradë” e bardhë, 1 (një) “foristradë” gri, 1 (një) fugon police, 1 (një) Range-Rover i bardhë, dhe 1 (një) “foristradë” gri. I pyetur se rreth çfarë ore kanë mbërritur në vendin ku ndodhej shtetasi Violand Braçellari, shtetasi Aleksandër Kola është përgjigjur se rreth orës 06:30-07:00. Fillimisht automjetet e lartpërmendura kanë ndaluar në një distancë prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Braçellari dhe pasi të gjithë punonjësit e policisë kanë zbritur i kujtohet se kanë veshur pajisjet antiplumb dhe janë armatosur me armë “automatik”. Më pas, punonjësit e policisë janë rreshtuar dhe përballë tyre kanë qëndruar 4 (katër) punonjës të tjerë, të cilët mendon se ishin drejtuesit e tyre dhe kanë dhënë urdhrat se si do të zhvillohej kontrolli. Në një moment, një prej tyre me trup mesatar, qeros, i është drejtuar punonjësve të policisë me fjalët “Asnjë fjalë” dhe ka urdhëruar shpërndarjen e tyre të organizuar në grupe prej 4 (katër) vetësh. Pasi punonjësit e policisë kanë hyrë për kontroll, ka dëgjuar të shtëna armësh dhe fjalët “Dorëzo armën” dhe ka konstatuar se një punonjës ishte i dëmtuar në pjesën e nofullës. Më pas, sëbashku me punonjësit ka ardhur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.”, thuhet në dosje. /BW

EMISIONET