Vrasja e Nikulajt, 10 pyetje për anglezin/ Hetuesit letërporosi drejt Anglisë për të sqaruar pozicionin e të dyshuarit

Hetuesit e Lezhës përveç mbledhjes së provave përgjatë rrugës ku dyshohet se ka kalaur vrasësi i Ardian Nikulajt po përgatit letërporosi me 10 pyetje për autoritetet britanike mbi dyshimet se një anglez është përfshirë në ngjarje. Hetimet janë përqëndruar edhe në gjetjen e automejtit me të cilin dyshohet se është larguar vrasësi.

Dyshimi i krijuar nga hetuesit e Lezhës për përfshirjen e mundshme të një shtetasi anglez në vrasjen e Ardian Nikulajt ka berë që në drejtim të Britanisë së Madhe të adresohet një kërkesë me 10 pyetje.

Këto pyetje do t’i bëhen shtetasit anglez nga oficerët atje sapo kërkesa e nisur nga Ministria e Drejtësisë të përkthehet.

Ora News ka mësuar së këto pyetje kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ai ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes dhe largimi i tij, por edhe personat që e shoqëronin gjatë qëndrimit të tij në vëndin tonë.

Këto pyetje të prokurorisë së Lezhës do të përkthen në gjuhë angleze, e ndërsa pritet që në fillimi të muajit maj të kenë edhe përgjigje zyrtare.

Pjesë e hetimit për zbulimin e ngjarjes është bërë edhe një mjet tip "Land Rover Defender" që  dyshohet se ka trasportuar vrasësin së bashku më motorin që përdori për krimin.

Kjo kamer sigurie ka filmuar momentin kur makina kalon në brendësi të fshtatit Kukel, por që është ende i paqartë destinacioni final.

Policia e Shkodrës ka nisur një aksion në disa rrethe të qytetit në vendet e braktisura apo në zonën ku autorët mund ta kenë pasur më të lehtë djegien e mjetit.

Deri më tani hetuesit po analizojnë problemet që politikani Ardian Nikuljat mund të këtë pasur me biznesin, hasmëritë e vjetra, por edhe probleme me pronat kryesisht në zonën e Ranës së Hedhun.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

angli ardian nikulaj anglezi leterporosi

EMISIONET