Aksidentohet për vdekje i forti i Yzberishtit, u përplas nga një makinë ndërsa udhëtonte me motor

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të trefishtë  mesditën e kësaj të marte në bulevardin "Migjeni" pranë zonës së Yzberishtit.

Viktima i identifikuar si Fatmir Avdillari po udhëtonte me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe është përplasur fillimisht me të dhe pastaj edhe me një automjet tjetër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

E plagosur në këtë aksident ka mbetur dhe drejtuesja e një prej mjeteve, 38-vjeçarja me iniciale E.M. e cila u dërgua në spital.

Viktima Fatmir Avdillari, është një personazh i njohur u botës së krimit, ku identifikohej edhe me nofkën "Xubi" i Yzberishtit. 

Së bashku me dy vëllezërit, ata kanë qenë anëtarë të bandës së Yzberishtit dhe janë dënuar për vjedhje e vrasje.

Fatmir Avdillari së bashku me dy vëllezërit e tij në 27 janar 1998 vranë biznesmenin italian Stefano Rossi, i cili sapo  kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka.

“Xubi" u dënua me 12 vite burg dhe u lirua në vitin 2008, ndërsa në 11 prill të vitit 2009 ai ekzekutoi Ardian Tahirin, pasi sipas tij, i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Pasi doli nga burgu në 2017-ën, "Xubi" i Yzberishtit ka qenë dhe subjekt i OFL-së, ku në shtator të 2020-ës i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë.

Aksidentohet për vdekje i forti i Yzberishtit, u përplas nga
Fatmir Avdillari, viktima

Njoftimi i policisë

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksidentohet për vdekje i forti i Yzberishtit, u përplas nga
Makina e aksidentuar
Aksidentohet për vdekje i forti i Yzberishtit, u përplas nga
Makina e aksidentuar

EMISIONET