Vllahina e Vlorës pa ujë të pijshëm, banorët marrin vetëm premtime fushate

Mungesa e infrastrukturës rrugore në brendësi të lagjeve të Vllahinës mbetet problemi kryesor i banorëve të zonës, krahas mungesës së ujit të pishëm.

Çezmat u rrjedhin vetëm gjysmë orë në ditë.

"As 20 minuta në ditë," thonë ata.

Me makinë e me gomarë, kush nuk ka një automjet, shkojnë të marrin ujë në fshatrat më të afërt.

"Shkojmë në Dashovicë, ku të ketë ujë. Ikim me makinë e gomarë," tha ai.

Nuk është investruar prej afro 30 vitesh në rrugë,tregojnë banorët.

"Rrugët janë copë-copë. Që në '90 s'është bërë gjë. 22 vjet që kam këtu, ajo nuk është investuar fare," thonë ata.

Nga premtimet elektorale janë zhgënjyer.

"Thanë do ti bëjnë të gjtiha rrugët këtej, asgjë s'kanë bërë. Në fushata gënjejnë," tha banori.

Megjithatë, lënë hapur mundësinë për të shkëmbyer votën me një thes miell.

"Po s'ka bukë njeriu te thesi me miell do shkojë."

Sot në fshatin Vllahinë të bashkisë Selenicë të rinjtë janë larguar, por edhe ata që jetojnë aktualisht aty sytë i kanënga emigrimi.

EMISIONET