"Vij nga Amerika me një mesazh të qartë", demokrati në Foltore: Diaspora është e bashkuar më shumë se kurrë me Berishën

Një prej demokratëve të pranishëm në sallën ku u zhvillua "Foltorja" e tropojanëve tha se ka ardhur me një mesazh të qartë nga Amerika.

Zotëria u shpreh se prej 30 vitesh jeton në Amerikë dhe në "Foltore" ndodhet për të sjellë mesazhin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë.

Demokrati: Mirësevjen në Tropojën e Mic Sokolit, mirësevjen në Tropojën e Azem Hajdarit, mirësevjen në Tropojën e Sali Berishës. Unë jam tropojan, shtetas amerikan në Amerikë ka 30 vite. Kam ardhur këtu me një mesazh të qartë nga shqiptarët amerikanë, populli fisnik i Amerikës që i do të mirën këtij vendi.

Kam ardhur të mbroj nderin e një biri të Malësisë së Gjakovës që nuk është nënshtruar para tankeve të stalinizmit, as para Sorosit dhe kompanive të tij. Diaspora e Amerikës është e bashkuar më shumë se kurrë rreth Sali Berishës. Një mesazh i qartë vjen nga Aemrika, Sali Berisha është i pafajshëm, është akuzuar kot së koti nga elita e ekstremistëve të majtë, të cilët në zemër kanë ateizmin, luftën kundër familjes.  

Zoti Berisha e falenderoi me mirënjohje demokratin dhe diasporën dhe u tha se diaspora ka shprehur solidaritetin e plotë.

 

EMISIONET