VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (17 - 18 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa Ishujt Britanikë, Alpet dhe Evropa Lindore do të kenë vranësira, reshje shiu dhe erëra të forta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë deri në mesditë. Pasdite priten vranësira në zonat lindore.

Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 36°C. Era do të fryjë në 30 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim të ulët.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Jugore dhe Evropa Qendrore do të kenë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, ndërsa Evropa Lindore, brigjet e Detit të Zi dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite priten vranësira në zonat verilindore, ku mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.

EMISIONET