PD me kryesi të re, Muçollari: Ripërtëritja e partisë nisi me garë, votë dhe figura të reja!

 

Partia Demokratike ka ndërmarrë një proces të thellë ripërtëritjeje me zgjedhjen e kryesisë së re, duke vendosur në qendër transparencën, garën dhe përfshirjen e figurave të reja. Kështu u shpreh Grigels Muçollari, i ftuar në një intervistë në “Ora News”, ku theksoi se modeli i ndjekur synon të modernizojë partinë dhe ta bëjë atë më konkurruese përballë sfidave politike.

Sipas Muçollarit, procesi i zgjedhjes së kryesisë u zhvillua mbi bazën e një modeli të ndarë në tre seksione – gratë, të rinjtë nën 35 vjeç dhe burrat – duke garantuar përfaqësim më të gjerë dhe respektim të votës së anëtarësisë. Ai nënvizoi se rreth 320 anëtarë të Këshillit Kombëtar morën pjesë në votim për të zgjedhur drejtuesit e rinj për katër vitet e ardhshme.

Muçollari bëri të ditur se pjesa dërrmuese e anëtarëve të rinj të kryesisë janë figura të reja, ndërsa vetëm tre nga kandidatët e seksionit të burrave kanë qenë pjesë edhe e kryesisë së kaluar. Sipas tij, ky ndryshim është pjesë e premtimit të Partisë Demokratike për ripërtëritje dhe rigjenerim.

Ai theksoi se gjashtë nga fituesit janë nën moshën 35 vjeç, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë se partia po investon tek brezi i ri dhe tek energjitë e reja. Muçollari shtoi se krijimi i një seksioni të veçantë për të rinjtë synon t'u japë atyre mundësi reale për të konkurruar, në një kohë kur partitë politike priren të favorizojnë figura me më shumë ndikim dhe rrjete mbështetëse.

Duke folur për procesin zgjedhor brenda partisë, ai theksoi se respektimi i votës dhe gara e ndershme janë parimet mbi të cilat është ndërtuar modeli i ri organizativ. Sipas tij, çdo proces zgjedhor në PD ka sjellë më shumë transparencë dhe ka përmirësuar standardet e funksionimit të partisë.

Në përfundim, Muçollari u shpreh se kryesia e re përfaqëson një kombinim të figurave me përvojë, të rinjve dhe aktivistëve me kontribut shoqëror e politik, duke krijuar një ansambël vlerash që, sipas tij, do ta ndihmojë Partinë Demokratike të përshtatet me kohën dhe të forcojë alternativën e saj politike në vitet e ardhshme.

Grigels  Muçollari: Partia Demokratike ndoqi një model për të rinovuar dhe për të plotësuar atë premtim të dhënë në Kuvend që e kemi quajtur ripërtëritje. Për të ndjekur një model ku u nda me tre grupe, ku ishin gratë, të rinjtë nën 35 vjeç dhe pastaj të themi burrat e partisë. Ishte një proces që tashmë Partia Demokratike e ka vendosur si model, shumë transparent, i bazuar te vlerësimi i votës, ku gati 320 anëtarë të Këshillit Kombëtar, në mos gaboj, votuan dhe zgjodhën pikërisht elitën drejtuese për katër vitet e ardhshme të Partisë Demokratike.

Po, ka shumë, shumë figura të reja. Në mos gabohem më duket se bëhet fjalë për tre, te lista e burrave vetëm tre kanë rikandiduar të cilët kanë qenë dhe në kryesinë e kaluar, dolën fitues, pjesa dërrmuese janë figura të reja. Është një detyrim, është një detyrim i Partisë Demokratike për të ndjekur hapin e kohës dhe për të ndryshuar me vetveten.

Për t'u përmirësuar, për të ndryshuar me vetveten por edhe për t'i dhënë energji të reja siç është dhe rasti i kësaj risie që lejoi domethënë gjashtë fitues janë nën moshën 35 vjeç. Që do të thotë që ka nevojë për rigjenerim pikërisht për atë që ka thënë kryetari, ripërtëritje. Kështu që e rëndësishme është që Partia Demokratike po bën të gjitha përpjekjet e saj për t'ju adaptuar kohës, për të qenë edhe më konkurruese edhe për të përmirësuar.

Por parimi bazë që ne kemi vendosur të zgjedhim, edhe me kosto ndoshta edhe me sakrifica është që do respektojmë votën dhe garën. Pasi duhet të kuptojmë i saj e ka gara, ka dhe tentativa të vogla për përçarje, pasi vetë shoqëria jonë nuk është e mësuar shpesh me, me garat.

Dhe Partia Demokratike tashmë prej kohësh e ka vendosur si një model zhvillimi, si një model për t'u marrë shembull pse jo dhe nga partitë e tjera, pasi shoqëria ka nevojë për garë, shoqëria ka nevojë për votë, dhe shoqëria ka nevojë për ripërtëritje, shoqëria ka nevojë dhe për njerëz me energji të reja që mund t'i japin shumë e më shumë shoqërisë, mbi të gjitha. Tani po flasim, zgjedhjet ishin me tre seksione dhe nuk, nuk e lidha vetëm me këtë efekt. Dy janë shtyllat kryesore që, që ndërtojnë procesin zgjedhor.

E para, a ka një matje të votës? A ka zgjedhje reale? A ka transparencë në mënyrën se si numërohet vota? Sepse institucionet përbëhen nga vota, sidomos partitë politike.

Dhe Partia Demokratike, çdo proces zgjedhor që ka kryer, ka përmirësuar vetveten sepse ka ofruar më shumë transparencë, ka ofruar më shumë garë.
Sot janë zgjedhur në kryesinë e Partisë Demokratike, figura me kontribut real dhe jo domosdoshmërisht të rinj. Janë edhe në moshë, sidomos tek seksioni apo tek burrat dhe nuk lidhet vetëm me moshën, lidhet me një përbërje, me një ansambël vlerash, por dhe ansambël perceptimesh të ndryshme, që do të thotë që nëse flasim për një parti që do t'i drejtohet të rinjve, patjetër që ne kemi vendosur që të krijojmë një seksion të ri, pasi duhet ta kuptojmë që një i ri e ka më të vështirë garën në një parti politike, pasi partitë në vetvete tentojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe të zgjedhin ata njerëz të cilët kanë më shumë influencë nëpërmjet lobimeve të tyre.

Të rinjtë nuk kanë mundësi të kenë lobime pasi janë të ardhur prej pak kohësh. Kështu që në këtë aspekt Partia Demokratike ka vendosur që të vendosë një, të themi seksion ose një hapësirë të veçantë në mënyrë që të sigurojë dhe të garantojë futjen e gjakut të ri, por pse jo dhe marrjen e një perceptimi ndryshe, që përbëhet edhe nga elementë të cilët janë të rinj, por jo vetëm kaq, por që mund të vijnë jo vetëm nga një angazhim i madh brenda Partisë Demokratike, por një angazhim të mirëfilltë shoqëror, aktivizëm social, aktivizëm politik.

Kështu që ky është modeli që është zgjedhur dhe siç e vini re, emrat të cilët janë zgjedhur, ku janë të shumëllojshëm dhe krijojnë atë ansamblin e vlerave që duhet të ketë një parti e djathtë dhe një parti që po.

EMISIONET