VIDEO/ I caktohet sot masa e sigurisë, Jamarbër Malltezi mbërrin me furgon, ndërsa biznesmeni Bektashi vjen me duar në xhepa në GJKKO
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur biznesmeni i ndërtimit Fatmir Bektashi hyn me duar në xhepa në ambientet e GJKKO-së, ku do të njihet me vendimin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë dhe ndërtimin e 17 kullave në atë zonë.
Në seancë do të jetë edhe Jamarbër Malltezi, i cili për të njëjtën ccështje akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, mësohet se ka mbërritur në GJKKO me një furgon policie, i cili është shoqëruar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejt gjykatës.
Ata do të njihen me masën e sigurisë dhe do të merret sot për herë të parë në pyetje nga prokurorët e SPAK.


