VIDEO/ Gazetari shqiptar raporton nga Izmiri: Numri i viktimave nga tërmeti mund të jetë i frikshëm
Gazetari shqiptar Sokol Brahaj që jeton dhe punon në Izmir të Turqisë në një lidhje me skype për “Ora News” raportoi situatën e rëndë që ka përfshirë Turqinë prej afro 12 orësh, si pasojë e një tërmeti të rëndë, që shkaktoi mbi 1600 viktima dhe mijëra të plagosur, ndrës shumë qytete sjellin pamje tragjike.
“Në izmir ku jetoj unë, nuk është ndjerë tërmeti. Por në zonat e prekura, situata është shumë kritike. Pas tërmetit të orës 4 të mëngjesit lëkundjet kanë vazhduar deri në afro 80 deri para një ore, të cilat kanë qenë mbi 5 ballë, ndërsa i fundit ishte mbi 6 ballë. Informacionet për këtë të fundit dhe statistikat nuk i kemi ende.
Turqia është zonë tërmetesh, dhe këtu në Izmir u rrëzuan me qindra pallate dhe viktimat ishin të shumta.
Paniku është por jo sa në zonën e tërmetit nuk është i tillë. Në atë zonë temperaturat janë me minus, dhe ka prezencë të madhe bore, shi dhe i ftohti është i madh, ndaj kushtet për operacionet e shpëtimit janë të vështira, por shteti po bën të pamundurën.
Edhe ndërkombëtarët janë shprehur të gatshëm për ccdo lloj ndihm, por ende nuk ka mbërritur ajo. Pasi bëhet fjalë për mbi 3 mijë ndërtesa të rrafshuara, dhe vetë presidenti në daljen e parë për meidat tha se numrin e viktimave nuk mund ta përcaktojmë dot.
Deri tani janë shpëtuar mbi 2300 persona, por është shumë herët për të folur për ta. Sa për viktimat ka shifra kontradiktore deri tani, dhe asgjë nuk është saktësuar ende, pasi operacionet vijojnë ende.
Por me shumë gjasa numri i të vdekurve mund të jetë me të vërtetë i frikshëm duke pasur parasysh ndërtesat e rafshuara dhe orën kur ndodhi tërmeti, por të dhënat zyrtare flasin për mbi 1600 persona të vdekur”, u shpreh nga Izmiri gazetari shqiptar Sokol Brahaj.