Tërmeti që rrafshoi lagje të tëra dhe vrau mbi 1600 persona në Turqi e Siri u ndje deri në Grenlandë

Tërmeti që rrafshoi lagje të tëra dhe vrau mbi 1600 persona

Tërmeti i fuqishëm 7.8 Rihter që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit u regjistrua edhe në Grenlandë.

Tërmetet e mëdha në Turqi janë regjistruar qartë në sizmografët në Danimarkë dhe Grenlandë ," i tha AFP sizmologu Tine Larsen.

Tërmeti rrafshoi lagje të tëra ndërsa shumica e njerëzve ishin duke fjetur. Tërmeti zgjati një minutë të plotë. Tërmeti është ndjerë edhe në Qipro, Egjipt dhe Liban.  

Mbi 1600 persona kanë vdekur, 5300 të plagosur e qindra të tjerë janë ende nën rrënoja.

EMISIONET