VIDEO/ Shqiptarja në Turqi rrëfen ndjesitë e tërmetit tragjik: Zonat ku gjenden shqiptarët nuk janë prekur
Anxhela Bregu, koordinatore në drejtorinë e Teatrove në Turqi në një intervistë nga Anakaraja për “Ora Neës” rrëfeu ndjesitë e saj nga tërmetit tragjik me mbi 1600 të vdekur dhe mijëra të plagposur, dhe ndërsa vijojnë kërkimet nën rënoja në Turqi.
Bregu u shpreh se janë të tmerruar ndërsa theksoi se koha kur ky tërmet goditi vendin ishte e keqe si dhe i ftohti duket se ka vështirësuar operacionin e kërkim shpëtimit.
“Ajo që ndodhi pak më parë ishte një tërmet i ngjashëm me atë të natës, që do të thotë se nëse sot është ndjerë dhe ai djeshmi jo, do të thotë se tërmeti i pak minutave më parë ishte me magnitudë më të madh se 7.5. Të gjithë që ishim në punë na nxorën jashtë dhe erdha direkt në shtëpi.
Shkollat ishin pushim për shkak të borës, ndërsa mnë zonat e tërmetit në 10 qytete shkollat janë ndërprerë për dy javë.
Në zonën e tërmetit, shqiptarët nuk janë të shumtë atje.
Zonat ku shqiptarët janë më tepër të stabilizuar janë pranë detit. Në zonat ku ka tërmete, fluturimet janë ndaluar. Rrugët janë bllokuar. U shemb një kështjellë atje! Tërmeti ka bërë me të vërtetë një tmerr.”, tha Bregu.