Vëllezërit Beqiraj treguan dhe vrasjen në "Don Bosko", mes 15 të arrestuave njerëz të Rrumit të Shijakut

Gazetari i Ora News, Elton Qyno informon se të dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë e Durrësit duke rrëfyer aktivitetin kriminal që kanë pasur për disa vite më radhë.

Bëhet fjalë për një sërë krimesh që ato kanë qenë pjesëmarrës.

Njëri prej krimeve ka qenë një vrasje në rrugën "Don Bosko" në fillim të janarit 2022, ku mbeti i vrarë Erjon Çela ndërsa u plagosën 4 të tjerë.

Gjithashtu vëllezërit kanë treguar se ishte planifikuar dhe vrasja e Rrumit të Shijakut.

“Bëhet fjalë për një personazh që është goditur me armë zjarri dhe në zonën e Saukut, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja”raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Deri tani flitet për 15 të arrestuar që kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, zonën e Laçit,  Fushë Krujës.

Mes 15 të arrestuarve janë

Gentian Beqiri

Indrit Beqiri

Ilirjan Feçi aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit dhe emri i tij ka dalë dhe në dosjen e Nuredin Dumanit

Në kërkim Kevin Zeneli, i njohur si Suçi 

Si dhe pjesëtarë të tjerë të rrethit shoqëror të arrestuar që dyshohet se i dolën para motorit ku udhëtonin dy vëllezërit dhe pas përplasjes fizike morën peng në makinë njërin prej vëllezërve. Ngjarja u shënua në autostradën Tiranë – Durrës.

 

EMISIONET