Po planifikohej vrasja e Rrumit të Shijakut, 15 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona si pjesë e një grupi kriminal që po planifikonte vrasjen e Pëllumb Muharremit, i njohur dhe me nofkën Rrumi i Shijakut.

Nga informacionet e para arrestimet janë kryer pasi vëllezërit Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë duke treguar disa nga atentatet e ndodhura në Tiranë e Durrës.

Burimet bëjnë me dije se vëllezërit Beqiraj vrojtonin Rrumin e Shijakut për ta ekzekutuar, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Dyshohet se vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë pikasur, dhe kjo është arsyeja që janë sulmuar fizikisht më 3 tetor 2022, dhe më pas janë rrëmbyer. 

Mes personave të arrestuar është edhe Ilirjan Feçi i cili ndodhet në burg për vrasje dhe Kevi Zeneli me nofken Suçi.

Ilirjan Feçi ndodhet i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të hidrovorit në Lezhë Alfred Gjoka. Ai u arrestuar vitin e kaluar nga prokuroria e Kurbinit së bashku me Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci dhe Erjon Mulaj.

Mes të arrestuarve janë dhe pjesëtarë të tjerë të rrethit shoqëror të arrestuar që dyshohet se I dolën para motorit ku udhëtonin dy vëllezërit dhe pas përplasjes fizike morën peng në makinë njërin prej vëllezërve. Ngjarja u shënua në autostradën Tiranë – Durrës.

Në orën 13:00 Policia e Durrësit ka njoftuar për një konferencë për median.

 

EMISIONET