UGSHPD dënon dh*nën policore në protestë: Të lirohen menjëherë të ndaluarit!

UGSHPD dënon dh*nën policore në protestë: Të lirohen

UGSHPD ndoqi dje me shumë vëmendje e me indinjatë të thellë dhunën e ashpër policore që Policia e Shtetit ushtroi ndaj qytetarëve, protestuesve e gazetarëve. Kjo përkundër faktit se organizatorët e protestës një ditë më parë i kishin kërkuar Policisë së Shtetit që «të mos i provokonte, se protesta do të ishte paqësore dhe se ata do të përdornin vetëm vezë e domate ndaj deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Por Policia e Shtetit e bëri veshin shurdh e syrin qorr dhe shkeli detyrimin kushtetues për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së të drejtës legjitime të qytetarëve për të protestuar. Pa nisur ende protesta, bllokoi me gardhe hekuri gjithë perimetrin rreth Parlamentit duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe, kur protesta startoi, nisi të hidhte pa pushim shira me ujë me piper e gazlotsellës, një sulm disproporcional dhune, që i bie ndesh shtetit të së drejtës dhe lirive themelore të njeriut ku qytetarët janë të lirë të protestojnë, që prekën jo vetëm protestuesit, por edhe qytetarët dhe gazetarët, të cilët u penguan në ushtrimin e detyrës së tyre. Shirat me ujë me piper e gazlotësjellës prekën edhe një nënë me një fëmijë me aftësi ndryshe, i cili u terrorizua nga frika, ndërsa Uniformat Blu tërhoqën zvarrë një zonjë të moshuar.

Policia e Shtetit nuk u mjaftua me kaq, por vuri në lëvizje persona pa uniformë për t’i ndjekur e ndaluar protestuesit e gazetarët si në një vend tipik autokratiko-diktatorial. Kështu gazetarja e Citizens.al Vjolanda Peca u shoqërua në Komisariatin Nr.1 dhe u privua nga liria; u ndalua aktivisti Edison Lika ndërsa po e denonconte dhunën policore direkt tek News24; u ndalua dhe u dërgua në Komisariatin Nr. 3 antropologia amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja; po ashtu u ndaluan dhe u çuan në këto komisariate edhe plot vajza e djem protestues.

Policia e Shtetit u bë palë me deputetët e PS, të cilët si mazhorancë miratuan në Kuvend financimin prej 4.3 milionë Euro për koncertin e Kanye West, një shkelje flagrante ligjore e procedurave.

Ndërsa qëllimi i protestës, në të kundërt, ishte që të ndalen votimet e ligjeve që mazhoranca e PS bën me urdhër të Edi Ramës, por që nuk kanë miratimin e shqiptarëve, sepse janë ligje antishqiptare.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa doli botërisht me një deklaratë që u bë lajm për të gjitha mediat e botës se “qeveria shqiptare ndryshon ligjin pa konsultim publik”, dmth pa pyetur popullin e pronarët legjitimë të tokës.

Prandaj protestuesit dje dolën në Kuvend që të ndalen ligjet me votën e pushtetarëve shumicë që iu bien ndesh interesave kombëtare dhe interesave të individit, kur prona, e cila ka vlerë të shenjtë, zhvlerësohet duke humbur integritetin e sovranitetin.

Mbrotja e pronës publike dhe e asaj private është një veprim i detyrueshëm për çdo qytetar, kur qeveria e sulmon me fuqinë e shumicës PS, direkt nën urdhërat e Edi Ramës.

Prandaj u protestua dje përpara Parlamentit, por protesta u pengua arbitrarisht nga dhuna policore e Policisë së Shtetit, e cila e humbi rolin aq të rëndësishëm të autorizuar nga Kushtetuta dhe u vu në shërbim të Edi Ramës, duke i dhënë përparësi absolute shtypjes së protestës paqësore dhe duke u bërë përgjegjëse e prishjes së rendit dhe qetësisë publike në kryeqytetin e Shqipërisë.

UGSHPD po ashtu vuri re e indinjuar se Nr.2 i PS pas Edi Ramës, Taulant Balla u përpoq që ta njollosë protestën, por fatmirësisht gjithçka është e faktuar edhe nga prania e agjencive kryesore botërore të lajmeve si Reuters, Associated Press etj.

Prandaj UGSHPD i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë me njëherë të gjithë protestuesit e ndalur nëpër Komisariate dhe të mos pranojë kurrë më të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë e të bëhet vegël e kryeministrit, të cilit protestuesit, prej ditës së parë të Revolucionit Flamingo, i kërkojnë dorëheqjen dhe, po ashtu, kërkojnë shpërbërjen e Parlamentit të Shqipërisë, pasi ata deputetë nuk i përfaqësojnë më as protestuesit, as interesat kombëtare të Atdheut, Shqipërisë e shqiptarëve.

Policia e Shtetit është e Qytetarëve jo e pushtetarëve!

EMISIONET