Karabina: Protesta e rinisë rrëzoi propagandën e kryeministrit, ndërkombëtarët po shohin realitetin
Pedagogia, Mirela Karabina, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News se përballë një proteste historike të rinisë që po merr përmasa ndërkombëtare, kryeministri po i përgjigjet kërkesave të qytetarëve vetëm me fjalime patetike autokrati dhe sulme të njëpasnjëshme.
" Edhe sot nuk bëri asgjë tjetër, është e njëjta anë, i njëjti qëndrim i tij me fjalime patetike, gjithë ngjyrime letrare.
Po, domethënë ishte fjalim i gjatë, fjalim dominant, fjalim i një autokrati, ku gjithçka e vendos ai dhe të tjerët rrinë dhe dëgjojnë, nuk kanë reflektime.
Tashi ne po jetojmë në një periudhë historike me këtë protestë, nuk ka ndodhur në 36 vite që të ngrihet rinia. Ajo që është më e goditura sepse ka të bëjë pikërisht me vazhdimësinë dhe të ardhmen e saj dhe pasigurinë që ka këtu. Dhe nuk kemi reflektim, por kemi sulme të njëpasnjëshme, duke filluar që me fillesën e protestës edhe sot.
Shiko, e ka bërë, e bën këtë gjë sepse po e shikon që protesta ka marrë këtë lloj përmase, është ndërkombëtarizuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare dhe nëse në fillimet e saj thuhej që janë ngritur ndaj një projekti në Zvërnec, tani thuhet që janë ngritur ndaj klasës politike, janë ngritur ndaj kësaj qeverisje. Kështu që të gjitha këto, sigurisht atë që kryeministri u mundua përmes një propagande të, të ndërtojë në arenën ndërkombëtare, e ka rrëzuar protesta menjëherë", u shpreh Karabina.
Ndiqni intervistën e plotë:

