S*lm në Nju Jork, dy persona pl*gosen, arrestohet autori 51-vjeçar

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas dy sulmeve të ndara me thikë në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 51-vjeçar. Ngjarjet ndodhën brenda pak orësh dhe dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.
Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë dy burra, një me origjinë aziatike dhe një tjetër hebre. Ata u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Raul Morales, menjëherë pas sulmeve. Hetuesit po vijojnë punën për të zbardhur motivin e ngjarjes, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që incidentet të kenë lidhje me një krim urrejtjeje.
Shefja e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, bëri me dije se dëshmitarët dhe viktimat kanë deklaruar se autori dyshohet se ka bërtitur 'Allahu Ekber' gjatë sulmeve. Autoritetet po hetojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe gjendjen e tij mendore. Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënoi sulmet, duke deklaruar se akte të tilla nuk kanë vend në qytet.

