U shitën listat e pagave nga shtatori 2020 - prill 2021. Zbulohet ku punonin "dy blerësit" e arrestuar bashkë me specialistët e IT
Nuk është vetëm databaza e pagave të muajit janar dhe prill që janë marrë nga sistemi “Cats” I drejtorisë së Tatimeve. Sipas dosjes hetimore mësohet se nga specialistët e AKSHI-t janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021, raporton Ora News.
"Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit te këqyrjes se E-mailit te punës te specialistes se IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se te dhënat e kërkuar dhe te publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga E-maili i saj i punës, ne E-mailin e punës se shtetasit Andi Agaraj ne datat e mëposhtme:
Ne date 21.10.2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto te dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës [email protected] ne adresën e [email protected]. Këto file sic rezulton nga këqyrja janë dërguar ne programin ëe transfer” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Blerësit
Ora News mëson nga prokuroria dhe se ku punonin dy personat e tjerë të arrestuar me dy specialistët e IT.
Klodian Sota punon tek kompania Smart Collection ne pozicionin menaxher.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL
Databazat u shitën kundrejt 20- 30mijë lekëve.
Te arrestuarit dhe akuzat
Eni Qirjako, specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. E dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Andi Agaraj specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
Klodian Sota, punon tek kompania "Smart Collection" ne pozicionin menaxher. I dyshuar për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i K.Penal.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL. Dyshohet se ka kryer veprën penale "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" parashikuar nga neni 164/6 i K.Penal
Nga skandali i publikimit tek arrestimet
22 dhjetor 2021 Përmes aplikacionit Whatsap publikohet lista e pagave të muajit janar 2020. Këto të dhëna u shpërndanë në ëhatsapp dhe më pas u publikuan në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme për çdo shtetas.
22 dhjetor 2021 Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” si dhe shpërdorim detyre.
23 dhjetor 2021 Prokuroria urdhëron administratorin e të dhënave kompjuterike të AKSHI, Tatimeve. ISSHT të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të monetizuara në sistemin kompjuteri të të gjitha logeve që janë loguar në sistemi e të dhënave për pagat janar 2021. Më 23 dhjetor u ekzekutua urdhri
22 dhjetor 2021 Eni Qirjako meson shperndarjen e te dhenave. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor 2021, pikërisht kur të dhënat nisën të shpërndaheshin në whats app. Ka konstatuar se të dhënat përkojnë me datën dhe orën e të dhënave që ajo ia kishte dërguar Andit. Ka njoftuar eprorin Ervin Muca të cilit ia ka bërë të qartë faktin se emri I userit nga I cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor për aksesimin e të dhënave nga ana e saj.
Ajo ka kërkuar të ndryshojë userin me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.
23 dhjetor 2021 Prokuroria sekuestron hard diskun e kompjuterit të Eni Qirjakos.
24 dhjetor 2021 Sekuestrohet hard disku i kompjuterit të Andi Agaraj.
6 Janar 2022 në mbrëmje arrestohen dy specialistët e IT të AKSHI-t dhe dy punonjës në subjekte private.
7 janar 2022 Kryeprokurorja e Tiranës dhe zyrtare te policise se Tiranes ne konference per median lidhur me arrestimet dhe hetimet.