Njihuni me 8 llojet e njerëzve që ju “vjedhin” energjinë dhe ndikojnë negativisht në jetën tuaj

“Energjia e errët” nuk është diçka që mund ta shihni me sy, por ajo mund të shfaqet në formën e negativitetit të vazhdueshëm, manipulimit, kaosit, zilisë apo nevojës për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe, edhe pse mund të jetë e lehtë ta quani gjithçka rastësi, ndoshta e keni vënë re se si ndiheni pas kohës që kaloni me disa njerëz: të lodhur, të tensionuar, të pasigurt ose thjesht të lehtësuar sapo largoheni prej tyre.
Nëse do ta kuptonit se si funksionon kjo energji dhe si mund të ndikojë te ju, me shumë gjasa do të mendoheshit dy herë për disa nga njerëzit me të cilët shoqëroheni.
Këta janë 8 llojet e njerëzve që mund të përcjellin një energji veçanërisht negative:
1. Njerëzit që përgojojnë gjatë gjithë kohës
E vetmja gjë interesante te njerëzit që përgojojnë vazhdimisht është të dëgjosh se çfarë thonë për të gjithë të tjerët. Këta njerëz ushqehen me informacione për të tjerët, të cilat më pas i ndajnë me të tjerët vetëm për të shkaktuar tronditje ose për të krijuar dramë.
Nëse flasin keq para teje për dikë që pretendojnë se e pëlqejnë ose e quajnë mik të mirë, ka shumë gjasa të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ty.
Sidomos nëse insistojnë të dinë çdo detaj ose të tregojnë një interes të tepruar ndaj teje vetëm për të marrë më shumë informacion, ka shumë mundësi që kjo energji negative të jetë duke të dëmtuar në mënyra që nuk i sheh.
2. Njerëzit që presin gjithmonë më të keqen
Edhe pse pritja e më të keqes mund t’i ndihmojë disa njerëz të përballen me pasigurinë dhe frikën, ajo pothuajse gjithmonë garanton që do të jetojnë brenda tyre.
Kur kapesh pas negativitetit dhe frikës, largohesh nga mundësitë për ta përmirësuar një situatë. Një person që kalon gjithë kohën me njerëz pesimistë zakonisht fillon të përvetësojë një pjesë të asaj frike dhe negativiteti.
Në vend që të jetë mirënjohës për atë që ka dhe të besojë se gjërat mund të shkojnë mirë, ai fillon të sabotojë jetën e vet duke u kapur pas frikës nga skenarët më të këqij.
3. Njerëzit që ushqehen me kaosin
Edhe pse duket në kundërshtim me dëshirën për të ruajtur qetësinë, shpesh tolerojmë njerëzit që e duan kaosin sepse na vjen keq për ta dhe nuk dimë çfarë tjetër të bëjmë.
Edhe kur nuk e bëjnë me vetëdije, ata krijojnë kaos dhe probleme nga hiçi, sepse u pëlqen të kenë diçka që t’i mbajë të zënë ose t’i shpërqendrojë nga mendimet e tyre.
Kur kupton se sa e rëndë mund të jetë në të vërtetë kjo lloj energjie, nuk do të dëshirosh më të harxhosh kohën dhe energjinë tënde duke u marrë me të.
Megjithatë, në një shoqëri që kërkon vazhdimisht emocione dhe stimulim, shpesh gjejmë lloj-lloj justifikimesh për t’i mbajtur këto marrëdhënie në jetën tonë.
4. Miqtë tepër konkurrues
Miqtë konkurrues mund të të bëjnë të ndihesh vetëm edhe kur je i rrethuar nga njerëz. Me kalimin e kohës, ata e dëmtojnë vetëbesimin tënd dhe e zhvlerësojnë entuziazmin që ndien për gjërat të cilat një mik i mirë thjesht do t’i festonte me ty.
Ata konkurrojnë në heshtje, gjë që mund të jetë edhe më e dëmshme sesa konkurrenca e hapur. Sidomos kur nuk e kupton se këta miq mund të dëshirojnë fshehurazi dështimin tënd, mund të humbasësh mundësi të ndryshme.
Mendo pak për ndryshimin mes këtyre njerëzve dhe miqve që flasin pozitivisht për ty edhe kur nuk je aty dhe të ndihmojnë të afrohesh me role apo mundësi që as nuk e dinit se ekzistonin.
5. Njerëzit që janë më të lumtur kur ti po kalon vështirësi
Edhe nëse të buzëqeshin dhe duken sikur janë në anën tënde, njerëzit më të rrezikshëm janë ata që në të vërtetë ndihen më mirë kur ti po kalon vështirësi.
Kur dështon, mund të të thonë: “Herën tjetër do t’ia dalësh”, por në të vërtetë mund të jenë fshehurazi të kënaqur që nuk e kalove atë intervistë ose që nuk e more atë mundësi. Zakonisht, ata po projektojnë trazirat dhe pasiguritë e tyre të brendshme.
Është më e lehtë për ta kur të gjithë përreth dështojnë ose përballen me vështirësi, sepse kështu nuk duhet të përballen me mangësitë e tyre apo të shtiren sikur janë të lumtur për dikë që në të vërtetë e kanë zili.
6. Viktimat e përhershme
Njerëzit që kanë nevojë për keqardhjen dhe sigurinë e të gjithëve, sepse e shohin veten gjithmonë si viktima, shpesh kujdesen më shumë për vëmendjen që marrin sesa për të qenë realisht të pranishëm për të tjerët.
Ata ulin vazhdimisht energjinë e një ambienti, krijojnë probleme nga hiçi dhe ua hedhin fajin të tjerëve sa herë që nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësi për asgjë.
Krahasuar me energjinë fuqizuese që sjell në marrëdhënie një person që merr përgjegjësi për drejtimin e jetës së vet, këta njerëz i shterojnë plotësisht ata që i rrethojnë.
Mund të ndodhë në mënyrë të pavetëdijshme, por me kalimin e kohës, miqtë dhe familjarët e tyre fillojnë të sillen me shumë kujdes, sikur po ecin mbi vezë sa herë që ndodhen në të njëjtin ambient me ta.
7. Njerëzit që flasin negativisht për veten
Nëse urrejtja që dikush ka për veten është e pamundur të mos vihet re, kjo pasiguri dhe turp mund të bëhen ngjitëse. Kur kalojmë shumë kohë pranë një personi që vazhdimisht e ul veten dhe flet keq për veten, ka shumë gjasa të fillojmë të përdorim të njëjtën gjuhë dhe të biem në të njëjtat spirale turpi në mendjen tonë.
Pikërisht për këtë arsye, vendosja e kufijve me këta njerëz dhe vënia në dukje e mënyrës se si flasin për veten mund të jetë shumë e rëndësishme.
Mos e vendosni veten në një pozicion ku shëndeti juaj mendor vihet në rrezik.
8. “Vampirët e energjisë”
“Vampirët e energjisë” janë ata njerëz dhe miq që duket sikur thithin energjinë nga çdo ambient ku ndodhen.
Ata kërkojnë vazhdimisht vëmendje, shkelin kufijtë, nuk respektojnë të tjerët dhe janë negativë, shpesh në kurriz të kujtdo që ndodhet pranë tyre.
Sjelljet e tyre manipuluese dhe pasiguritë mund të duken të vogla në fillim, por me kalimin e kohës kupton se sa e fuqishme është në të vërtetë energjia e tyre negative.
Pas kohës që kalon me ta, ndihesh i rraskapitur, jo i rigjallëruar. Ndihesh në ankth edhe kur mendon të bësh plane me ta dhe akoma më keq kur ndodhesh pranë tyre. Me çdo bisedë dhe ndërveprim, ata të thithin energjinë dhe vetëbesimin.

