Dosja: Databaza e pagave u shit nga punonjësit e AKSHI-t për 20 - 30 mijë lekë
Databaza e pagave të 690 mijë shqiptarëve është shitur kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë – 30 mijë lekëve çdo subjekti që ka kërkuar, mëson Ora News.
Ora News zbulon detaje të reja lidhur me dosjen e skandalit të pagave dhe arrestimin e 2 specialistëve të IT, punonjës të AKSHI dhe dy punonjësve në subjekte private.
Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga Tetori i 2020 deri në Shtator të 2021.
“Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e "Siostemit Cats", Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblimi prej 20.000 deri në 30.000 lekë" thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.
Të arrestuarit dhe akuzat
Eni Qirjako, specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. E dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Andi Agaraj specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
Klodian Sota, punon tek kompania "Smart Collection" ne pozicionin menaxher. I dyshuar për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i K.Penal.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL. Dyshohet se ka kryer veprën penale "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" parashikuar nga neni 164/6 i K.Penal
Po ashtu në në gjendje të lirë është proceduar dhe drejtori i IT në Drejtorinë e Tatimeve Ervin Muca
Te dhenat u nxorren me email
Të dhënat janë nxjerrë nga database e “Sistemit Cats” drejtorisë së Tatimeve Tiranë
"Shtetasit Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako dhe në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 mijë lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara.
Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi Eni ia kalonte në email me programin wetransfer i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj I ka kopjuar në CD dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore Klodianit” thuhet në dosjen e prokurorisë.
"Moza Seraj"
Në dosje thuhet se pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, ditën kur databaza ka nisur të qarkullojë nëpër whatsap dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt.
Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën ku i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin "Moza Seraj" është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.
Cfare u gjet ne banese
Më 28 dhjetor 2021 në banesën e Klodian Sotës u gjet "hard disk" të jashtëm ku dyshohet se janë të gjitha të dhënat e pagave të dala nga sistemi "Cats" i Drejtorisë së Tatimeve të marra nga Andi Agaraj.
Si nisi hetimi
22 dhjetor 2021 Përmes aplikacionit Whatsap publikohet lista e pagave të muajit janar 2020. Këto të dhëna u shpërndanë në ëhatsapp dhe më pas u publikuan në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme për çdo shtetas.
22 dhjetor 2021 Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” si dhe shpërdorim detyre.
23 dhjetor 2021 Prokuroria urhdëron administratorin e të dhënave kompjuterike të AKSHI, Tatimeve. ISSHT të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të monetizuara në sistemin kompjuteri të të gjitha logeve që janë loguar në sistemi e të dhënave për pagat janar 2021. Më 23 dhjetor u ekzekutua urdhri
Eni Qirjako ishte punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 korrik 2020 në pozicionin specialist IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndajres së të dhënave të pagave më 22 dhjetor 2022, pikërisht kur të dhënat nisën të shpërndaheshin në ëhats app. Ka konstatuar se të dhënat përkojnë me datën dhe orën e të dhënave që ajo ia kishte dërguar Andit. Ka njoftuar eprorin Ervin Muca të cilit ia ka bërë të qartë faktin se emri I userit nga I cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor për aksesimin e të dhënave nga ana e saj.
Ajo ka kërkuar të ndryshojë userin me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.
23 dhjetor 2021 Prokuroria sekuestron hard diskun e kompjuterit të Eni Qirjakos.
24 dhjetor 2021 Sekuestrohet hard disku i kompjuterit të Andi Agaraj.
6 Janar 2022 në mbrëmje arrestohen dy specialistët e IT të AKSHI-t dhe dy punonjës në subjekte private.
7 janar 2022 Kryeprokurorja e Tiranës dhe zyrtare te policise se Tiranes ne konference per median lidhur me arrestimet dhe hetimet