U paralajmërua për protestë kundër TEC-eve/ Blindohet Vlora nga forcat e policisë, blutë 'zbarkojnë' në zonën e Triportit

U paralajmërua për protestë kundër TEC-eve/ Blindohet Vlora

Vlora është vendosur nën masa të shtuara sigurie këtë të shtunë në mëngjes, në prag të protestës së paralajmëruar nga shoqëria civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Në terren janë dislokuar mbi 200 efektivë policie, përfshirë forca të rendit, Njësinë “Shqiponja”, Njësinë Delta dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga disa qytete të vendit.

Sipas organizatorëve të protestës, qytetarët janë thirrur të marrin pjesë në tubim për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar pezullimin e tij, si dhe më shumë transparencë nga institucionet.

Ata shprehen se janë kundër rrethimit të zonës dhe vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport.

Situata në zonë paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i protestës dhe mënyra se si autoritetet do të menaxhojnë tubimin dhe rendin publik gjatë ditës.

 

EMISIONET