Belgjika "shkatërron" Zelandën e Re 5-1 dhe kalon e para në Grupin G

Belgjika "shkatërron" Zelandën e Re 5-1 dhe kalon e para

Belgjika ka fituar bindshëm 5-1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës, duke siguruar vendin e parë në Grupin G dhe kualifikimin në raundin e 32-shes.

Skuadra belge e nisi ndeshjen me presion të lartë dhe krijoi rastet e para me Leandro Trossard, i cili u ndal nga mbrojtja kundërshtare në vijën fatale.

Pak minuta më vonë, një penallti e akorduar për prekje me dorë u anulua pas rishikimit në VAR.

Goli i parë erdhi pas një goditjeje këndi, ku Trossard përfitoi nga një situatë e paqartë në zonë dhe shënoi nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Belgjika rriti ritmin. Trossard shënoi edhe golin e dytë me një goditje volej, ndërsa Kevin De Bruyne realizoi golin e tretë me një goditje të saktë nga distanca e afërt.

Zelanda e Re arriti të shënojë një gol me Elijah Just, por Belgjika reagoi menjëherë me golin e Romelu Lukaku me kokë. Pak minuta para fundit, Alexis Saelemaekers vulosi rezultatin me golin e pestë.

Me këtë fitore, Belgjika siguron vendin e parë në grup falë diferencës së golave ndaj Egjiptit dhe kalon në fazën me eliminim direkt. Zelanda e Re e mbyll turneun me vetëm një pikë në grup.

Rezultati përfundimtar:
Zelanda e Re 1-5 Belgjika
Just 84’ / Trossard 28’, 50’, De Bruyne 66’, Lukaku 86’, Saelemaekers 90+4’

EMISIONET