U gjet e dhunuar afër banesës në Tiranë, hapet dosja "plagosje e rëndë me dashje" për 22 vjeçaren nga Kenia
Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal “plagosje e rëndë me dashje” ndaj një 22 vjeçareje nga Kenia e cila në shtator 2022 u gjet pa ndjenja në afërsi të banesës së saj në Tiranë, informoi sot policia.
Më datë 14 shtator 2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia që banonte në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.
Vajza ka qëndruar për gati 2 muaj në koma, dhe më 12 shtator në Tiranë mbërriti edhe mamaja e 22 vjeçares.
Në një intervistë për Faxnews gruaja tregon se aksidenti ka ndodhur më 13 gusht, ditën kur e bija u dhunua.
Gruaja hedh poshtë versionin se vajza mund të ketë tentuar vetëvrasjen.
"Dikush që do të vetëvritet nuk bën rrëmujë. Dikush e ka dhunuar atë. Asgjë nuk është marrë nga shtëpia e saj dhe asgjë nuk është thyer" tha ajo gjatë intervistës.
Vajza punonte në një kazino në Tiranë dhe denoncimi ishte bërë në komisariatin nr 1.