SHKODRA NUK GJEN QETËSI/ Shpërthim me eksploziv në derën e një banese (EMRI)
Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen "Tre Heronjtë' në Shkodër.
Shpërthimi, sipas raportimeve në media, ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.