Tragjedi në Vranisht/ Makina përplas për vd*kje një 80-vjeçare në qendër të fshatit

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Vranisht–Vlorë. Viktima është një grua 80-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje pas përplasjes nga një automjet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht. Automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale A. Ll., 59 vjeç, banues në Vranisht.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja me iniciale Th. Sh., rreth 80 vjeçe, pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


