Torturat në burgun e Spaçit, Baçi: E majta ka ruajtur komunikimin me nostalgjikët e atij regjimi

Politologu Agim Baçi i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora duke folur për torturat në burgun e Spaçit deklaroi se e majta ka tentuar të mbajë gjallë komunikimin me nostalgjikët e atij regjimi e gjithashtu duke mos e ndëshkuar të shkuarën e errët të regjimit komunist. 

"E majta e ka pasur bazë të rëndësishme mosndëshkimin e të shkuarës. E djathta ka gabuar duke iu qasur të majtës në këtë këndvështrim pasi ka përforcuar të majtën. Nqs do kishim një qasje që do ishte shumë e qartë në atë që do kërkonte…

Unë po flas për një të djathtë që ka qënë historike, në '90 që vinte nga Legaliteti, Balli. Edhe politika e majtë ka tentuar ta mbajë gjallë këtë lloj komunikimi me nostalgjikët e këtij sistemi duke ruajtur gjuhën, komunikimin, filmat, librat e tyre.

EMISIONET