"Burgu i Spaçit më i zi se burgjet naziste", Tufa: Të burgosurit digjeshin çdo ditë, u hidhnin pika acidi
I dënuari politik dhe ish-pjesëmarrësi i revoltës së Qafë Barit Skënder Tufa në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora foli për torturat dhe dhunën çnjerëzore në burgun e Spaçit.
"Spaçi ishte një burg më i zi se burgjet naziste. Nuk kishte penë dhe as imagjinatë njerëzore që ta përshkruajë realisht atë që ka ndodhur në Spaç.
Në burgjet naziste, të burgosurit që helmoheshin apo vriteshin digjeshin nëpër furra për disa miuta. fundi i tyre ishte i tmerrshëm.
Ndërsa të burgosurit politikë në Spaç digjeshin çdo ditë në zonën e dytë në një temperaturë 40 gradë C. Përveç kësaj shoqëroheshin me pika acidi që ju shkaktonin plagë të rënda. ky është një krahasim e fytyrë e parë e atij vendi që për fat të keq e kemi parë që ësjtë bërë një lojë politike dhe e ndyrë," tha ai.