Burgu i Spaçit, Mërtiri: Ishte i vetmi vend ku shahej regjimi komunist e flitej lirshëm për politikë

Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se Burgu i Spaçit ishte vendi i vetëm në Shqipëri ku regjimi komunist shahej lirshëm e ku flitej për politikë.

Ergys Mërtiri: Kampi i Spaçit ishte një kamp pune dhe burg sepse këta ishin të dënuar. Burgu ishte vendi më i lirë në Shqipëri, ishte i vetmi vend i çliruar nga regjimi.

Ishte i vetmi vend ku u ngrit flamuri kombëtar pa yllin komunist. Ishte i vetmi vend ku flitej, shahej lirshëm regjimi, flitej për politikë lirshëm dhe ku njerëit i kishin dalë zot territorit të tyre përballë pushtetit.

EMISIONET