Topollaj: Qëndrimi i shqiptarëve në mbrojtje të Palestinës absurd. U tregua e pabesë ndaj Shqipërisë

Diplomati Spartak Topollaj, ka komentuar luftën mes Palestinës dhe izraelit, ku si pasojë kanë humbur jetën  130 palestinezë dhe 8 izraelit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Siklajda Shorja, Topallaj shprehet se  ky konflikt është i thellë dhe sipas tij, ndërhyrja e SHBA-së nuk do të sjellë rezultat.

“Ky konflikt i ka rrënjët e thella në histori në dekada dhe si i tillë ka marrë përmasat që bota demokratike1$do ditë e më tepër është e shqetësuar për agravimin e situatës, për konfliktin palestinez-izraelit. Mund të tejmi që ky konflikt ka përjetuar disa etapa të cilat janë kulmore në historinë e marrëdhënieve izraelite, hebrenjve. Mendoj që jo dhe  fakti që edhe emri është në krye të SHBA-së ambasadori nuk përbën një figurë me reputacion diplomatik politik, mendoj se kjo është një hap i parë i SHBA i administratës së re të Biden.

Ajo që ka rëndësi është se vetë qëndrimi i shteteve arabe në mënyrë të veçantë i Egjiptit që është fuqia më e madhe arabe dhe që është autoritet i madh. Presidenti egjiptian kërkon të ndërmjetësoj konfliktin e ri. Por sa janë të sinqertë arabët dhe disa nga vendet arabe e me Palestinën është çështje që do diskutim."

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me protestën që është zhvilluar në Kosovë në mbrojtje të Palestinës, ku thotë se është absurde pasi shteti në fjalë ka mbajtur një qëndrim të pabesë ndaj shqiptarëve.

“Ajo që është e papranueshme për politikën palestineze është kjo: Shqipëria e njohu Palestinën që në vitin 1988. Shqipëria në kohën më të vështirë ofroi ndihmë për Palestinën, stërviti qindra ushtarakë palestinezë dhe qindra studentë palestinezë studiuan në Universitetin e Tiranës.

Kjo ndihmë çuditërisht jo që nuk i është njohur por edhe i është mohuar me heshtje. Politika palestineze ka mbajtur qëndrimin më të pabesë dhe më të poshtër ndaj shqiptarëve. Në mënyrën më paradoksale vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe të deklarojnë në mënyrë të veçantë dy ambasadorët më të egër me qëndrimin antishqiptar janë pikërisht ata ambasadorë të  Palestinës dhe në mos ata në Beograd. Kjo është e papranueshme.

Ai shton se qytetarët shqiptarë në Kosovë kurrsesi nuk duhet të mbështesin politikën palestineze pasi kjo e fundit nuk ka njohur Kosovën si shtet i pavarur. Topollaj, shton se qëndrimi i shqiptarëve në mbrojtje të Palestinës dhe kundër Izraelit është absurd.

"Ajo që është befasuese dhe që duhet të shqetësojë politikën shqiptare është qëndrimi i ca karafilave që dalin në mbrojtje, të politikës dhe të popullit palestinez. Po që të përkrahësh Palestinën pa i kërkuar të njohë përfundimisht Kosovën si shtet i pavarur në luftën e drejtë kundër gjenocidit, masakrave djegieve mashtrimeve të kryekasapit të Ballkanit, dhe këtu dua të shtoj se Kryeministri jonë deklaron që Aleksandër Vuçiç është miku im. Vuçiç gënjeu gjithë botën  për djegien mashtrimet e 1 milion shqiptarëve.

Qëndrimi i shqiptarëve që protestojnë kundër Izraelit është absurd. Ne nuk kemi pse i qajmë hallin politikës palestineze popullit po. Ky qëndrim që mbahet nga disa shqiptarë është i papranueshëm. Ne duam që të zgjidhet konflikti."

EMISIONET