VIDEO+FOTO/ Tensionet në Kosovës, Rama “kokë më kokë” me Vuçiçin, por u ndërhyn shefja e BE-së

VIDEO+FOTO/ Tensionet në Kosovës, Rama “kokë më

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Kishnjev të Moldavisë.

Lidhur me këtë çështje dhe për të gjetur një gjuhë dialogu ka pasur sot dhe një takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës.

Por kjo bisedë është monitoruar rreptësisht nga Brukseli, i cili mesa duket kishte mandatar kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila qëndroi përgjatë gjithë bisedës në mes të dy miqve “armiq”, Rama dhe Vuçiç.

Përveç Von der Leyen, të pranishëm në këtë takim informal ishin edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi presidentin Vuçiç se po mbështet bandat kriminale në veri të Kosovës dhe kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve të ndihmojnë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë.

Ndërsa vetë presidenti Vuçiç fajësoi Kosovën për tensionet në veri të Kosovës, duke mos dhënë asnjë shpjegim se pse serbët dhunuan trupat e KFOR-it.

EMISIONET