"Shfryhet" dosja e blerjes së votave në Himarë, Gjykata liron Kokaveshin, Beleri mbetet në burg

Liri për Pandeli kokaveshin dhe burg për Fredi Blerin, kjo është masa e dhënë nga gjykata e aqelit këtë të enjte.Mbrojta e Kokaveshit i tha gjykatës së klienti i tij pa kryer një transplant zemrë dhe për ktë arsye rrezikon përkeqësim të gjënjës shëndetësore.Po ashtu për Fredi Belerin paravësisht mbrojtës togat e zeza ishtë të prerë në lëniën e tij në qeli

Dy javë pas zgjedhjeve vendore të 14 ka nisur shfryrja e dosjes së famshme të krimit të pretenduar zgjedhor që shkaktoi deri në përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Athinë.

Kjo pasi këtë të enjte, i arrestuari së bashku me kandidatin fitues të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" Fredi Beleri me akuzën e blerjeve të votave në Himarë, Gjykata ka rrëzuar provat e Prokurorisë duke urdhëruar lirimin nga qelia të Pandeli Kokaveshi, duke i lënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Gjykata ka marrë parasysh provat e paraqitura se i pandehuri vuante nga një sëmundje shëndetësore dhe nuk ishte mundur të vuante masën e sigurisë në burg.

Anëtari i shtabit elektoral të Belerit u arrestua më 12 maj 2023, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa prej disa javësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

"U ndërrua masa e sigurimit, Kokaveshi është jashtë. U provua gjëndja shëndetësore e Pandeliut. Gjykata pranoi provat që paraqitëm provat për herë të parë. Kokaveshi para 10 muajsh ka bërë një transplant zemre," tha avokati i tij.

EMISIONET