Tiranë/ Kapet me a*më të fshehur në makinë, arrestohet nga 'Shqiponjat' 41-vjeçari

Tiranë/ Kapet me a*më të fshehur në makinë, arrestohet

"Shqiponjat" duke arrestuar një 41-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Gjatë kontrollit në rrugën “Selitë e Vogël”, policia gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, të fshehur në një hapësirë të improvizuar pranë dorezës së derës së makinës.

I arrestuari është identifikuar si L. Sh., banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

EMISIONET