Neutralizohen dy vatra zjarri në Lazarat, shmangen dëmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2026, 20:42

Forcat e repartit zjarrfikës në Gjirokastër kanë bërë të mundur neutralizimin në kohë të dy vatrave të zjarrit të regjistruara në fshatin Lazarat.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarret janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas informacionit paraprak, është djegur vetëm një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e këtyre vatrave të zjarrit.

