Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete, arrestohen 3 kosovarë në Murriqan

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete,

Tre kosovarë janë arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike cannabis sativa, automjetin me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre.

“Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET