Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përpl*sen dy automjete pranë Maminasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2026, 16:17

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të aksidentit.

