“Protesta po zgjat më shumë se ç’e kishte parashikuar”/ Mariglen Doci: Përpjekjet për ta ndalur nuk funksionuan

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Mariglen Doci analizoi ecurinë e protestës, duke u ndalur te faktorët që, sipas tij, kanë ndikuar në uljen e pjesëmarrjes dhe te dinamika e përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

" Protesta, realisht ditët e para kishte një pjesëmarrje edhe më të madhe se ç'po shohim ditët e fundit, por kjo vjen për pasojë edhe të shumë gjërave që kanë ndodhur gjatë protestës, por edhe si pasojë e temperaturave të larta, pushimeve verore, shumë njerëz, domethënë, e kanë larguar vëmendjen.

Por edhe algoritmi i Ramës, sepse duhet të jemi koshientë që ai është një gjeni për llogaritjen e këtyre gjërave, pra për ndikimin që kanë rrjetet sociale nëpër protesta apo në jetën politike të kundërshtarëve.

Qofshin këta kundërshtarë politikë, qofshin këta kundërshtarë të rinj që i kanë dalë në shesh. Ka pasur dhe një sulm në algoritmin e protestës, e ka filluar me këto lajmet bombastike siç i bën Edi Rama, me Kanye West-in e me radhë, e me radhë. Pra, është një sulm për të larguar vëmendjen e rrjeteve sociale nga gjithë reels-at që vijnë nga protesta tek disa reels-a të tjerë siç ishte ai rasti i Kanye West.

Ditët e fundit kemi vënë re edhe përplasje edhe më të mëdha midis protestuesve dhe Policisë së Shtetit, por që natyrisht janë përplasje protestues-qeveri. Sepse kjo protestë po zgjat edhe më shumë se ç'e kishte parashikuar Edi Rama. Megjithë ato përpjekjet e tij për ta mbyllur protestën, për ta ndalur, për ta shkërmoqur, për ta shkatërruar, kjo po zgjat edhe më shumë. Dhe duhet të themi diçka që të gjithë po e shohim...", u shpreh Doci.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET