NGA KALATË HISTORIKE TE PLAZHET/ Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve
Shqipëria vijon të forcojë pozitat si një nga destinacionet turistike më të preferuara në rajon. Përveç plazheve, vizitorët e huaj po zgjedhin vendin edhe për historinë, kulturën, gastronominë dhe peizazhet natyrore, duke e kthyer turizmin në një eksperiencë që shtrihet nga veriu në jug.
Shqipëria po tërheq çdo vit e më shumë turistë të huaj, të cilët nuk e zgjedhin vendin vetëm për bregdetin, por edhe për trashëgiminë kulturore, historinë dhe kuzhinën tradicionale.
Operatorët turistikë thonë se rezervimet vijojnë me ritme pozitive, ndërsa interesi për të eksploruar destinacione të ndryshme mbetet i lartë.
Sipas operatorit turistik Denis Dema, turistët kërkojnë të përjetojnë sa më shumë nga ajo që ofron Shqipëria, duke kombinuar vizitat në qytetet historike me pushimet në rivierë dhe në zonat malore.
Operatorët turistikë theksojnë se kombinimi i detit, malit, qyteteve historike dhe mikpritjes shqiptare po e bën vendin gjithnjë e më konkurrues në hartën e turizmit evropian
Kjo duket se ka ndikuar edhe tek vendimet për të ndryshaur intenerarin e tyre për të vizituar sa më shumë destinacione në të gjithë territorin e vendit.

