“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka kryer m*rrëdhënie brenda shtëpisë

“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka

Eduard Kuçi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së famshme.

Gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë” Edi u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit në reality show.

Përgjigjia e tij ishte e drejtpërdrejtë. Ai pohoi se një moment i tillë kishte ndodhur me ish-banoren Bia Khalifa, me të cilën kishte krijuar afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpi.

Po, me Bian. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar”, deklaroi Edi me humor.

Deklarata ka tërhequr vëmendjen, pasi një moment i tillë mes dy ish-banorëve nuk është shfaqur gjatë transmetimit të spektaklit.

Megjithatë, nga deklarata e Edit nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur se çfarë ka ndodhur apo arsyeja pse pamje të mundshme nuk janë transmetuar.

Edi dhe Bia kishin shfaqur afrimitet gjatë aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa raporti mes tyre u komentua jo pak si brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse deklarata e Edit do të marrë një reagim nga Bia Khalifa apo nga produksioni i spektaklit.

“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka

EMISIONET