“Tempulli 2”/ Goditen shpërndarësit e drogërave. Mbi 130 persona të përfshirë në shitje dhe kultivim

Pas operacionit “Tempulli 1” ku u kapën shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe u goditën rrjeti i furnizimit të drogërave, Policia e Shtetit ka nisur operacionin e dytë të koduar “Tempulli 2”.

Burimet nga prokuroria  i thanë “Ora News” që pas sigurimit të provave ka arritur të provojë se mbi 130 persona në rang vendi janë të përfshirë në shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Operacioni ka nisur një natë më parë më Tiranë dhe disa qarqe e ndërsa është mbyllur mesnatën e 21 janarit.

Në këtë operacion janë angazhuar të gjitha forcat e Policisë së Shtetit, përfshirë dhe repartet FNSH.

Në kryeqytet mësohet se prokuroria ka lëshuar më shumë se 80 masa sigurie.

Ndërkohë, në drejtorinë Elbasan janë rreth 30 shtetas me masë sigurie.

Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar edhe në qytete të tjera.

“Tempulli 2”/ Goditen shpërndarësit e drogërave. Mbi

EMISIONET