Atentat në Vlorë, plumba kallashnikovi drejt makinës së 30-vjeçarit, i riu në gjendje kritike
Një 30 vjeçar u bë pre e një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë.
Drejt makinës që drejtohej nga personi i identifikuar si Romeo Meçaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë stadiumit "Flamurtari" në Vlorë.
30-vjeçari ishte duke parkuar makinën e tij tip "Land Rover" kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij.
Romeo Meçaj është dërguar me urgjencë nga një makinë e rastit në spital dhe mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Ai ka marrë plumba në pjesën e gjoksin dhe në këmbë, dhe ndodhet në gjendje kritike dhe ka shpresa të pakta për jetën. Pas ndalimit të hemoragjisë, Romeo Mecaj është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë.
Pak minuta më vonë, një makinë është gjendur e djegur në afërsi të zonës së "Ujit të Ftohtë" dhe dyshohet se ka lidhje direkte me ngjarjen.
Dyshohet se ngjarja ka si motiv larje hesapesh, pasi personi i plagosur është një figurë e njohur për blutë e Vlorës.
Romeo Mecaj punonte skafist në Vlorë me Delon Troqen gjatë sezonit veror dhe dërgonin turistë në Karaburun dhe Sazan. Por ai dyshohet edhe si i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu, Meccaj është mik i Delon Troqes, i vrarë muaj më parë dhe ngjarja e së shtunës dyshohet se mund të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e Troqes.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.
Policia njoftoi se gjatë krehjes së zonës, ka gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Ndërkohë hetimet vijojnë.

