Mat/ 40-vjeçari me precedent arrestohet me p*shkë dhe municion luftarak në banesë

Mat/ 40-vjeçari me precedent arrestohet me p*shkë dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në Mat pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje.

I arrestuari është shtetasi me inicialet R. T., banues në fshatin Gurrë e Vogël, i njohur edhe më herët për precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Kontrolli në banesën e tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, i zhvilluar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos.

Gjatë verifikimeve, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pushkë, së bashku me municion luftarak, që dyshohet se mbahej në mënyrë të paligjshme nga 40-vjeçari.

Pas gjetjes së armës, R. T. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET