Sot tha se nuk ka lidhje me të, por në shtator Rama shprehej se ishte mik me ish-zyrtarin e FBI-së

Sot tha se nuk ka lidhje me të, por në shtator Rama shprehej se ishte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin në SHBA të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ndërsa shkruan se akuzat e ngritura ndaj tij nuk kanë lidhje me të.

"Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!” – shkruan Rama.

Rama thotë se duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë

Ndërkohë, jo më larg se shtatori i vitit 2022, Rama e cilësonte si mik ish-zyrtarin e FBI-së, në një konferencë bashkëbisedimi me gazetarët.

“Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA.” - deklaronte Rama aso kohe.

McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njëra prej tyre lidhet me marrjen e parave nga një oligark rus për të fshirë emrin e tij nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra lidhet me vizitat e tij në Shqipëri dhe marrjen e një sasie parash prej 225 mijë euro nga një punonjës i shërbimit informativ shtetëror.

Sipas mediave botërore ai ka pasur takime edhe me kryeministrin Edi Rama.

EMISIONET