Hetohet për lidhje me rusët, Rama pranon se e njeh agjentin e FBI-së: Ka qenë dhe është miku im

Hetohet për lidhje me rusët, Rama pranon se e njeh agjentin e

E teksa hetimet për ndërhyrjet ruse në SHBA dhe vende të ndryshme vijojnë nga amerikanët, agjencia e lajmeve Insider ka siguruar një dokument ku thuhet se një prej agjentëve të FBI që kanë hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane është vetë nën hetim për lidhje të mundshme me Moskën. Gjiathtu në shkrimin e Insedier, evidentohet miqësia e këtij agjenti me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Në konferencën për medien Rama pranoi se e njihte agjentin e FBI-së por se cështja që ka agjenti me drejtësinë në SHBA nuk ka lidhje me të.

“Lëri rusët e Lulit po shih rusët e tu. Do thuash ndonjë llaf për atë shefin e FBI-së, mikun tat që po hetohet në lidhje me rusët. Kishte hapur biznes dhe në Tiranë?

Edi Rama: Cilët rusë të mitë?! Shefi kundër terrorit I FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka çështje të tij me SHBA-në është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Është e tmerrshme të bëhen akuza të tilla. Unë e kam marrë parasysh këto akuza sa kam marrë detyrën por ështe e tmerrshme për këtë popull dhe këtë vend për vlerat dhe parimet shqiptare.

Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që nuk ka lidhje me mua, as qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë biznes, të çfarëdollojshëm. Me këtë teori I bie që ne të mos takojmë askënd se nesër mund të ketë drejtësi”  

EMISIONET