Dedaj: Protesta sfidoi personalizimin e politikës, Shqipëria në qendër të përplasjes së ndikimeve SHBA-BE

Protestat e fundit në Shqipëri nuk kanë qenë thjesht një reagim qytetar ndaj ligjeve për zonat e mbrojtura apo investimeve strategjike, por një goditje thelbësore ndaj modelit personal të qeverisjes. Për 13 vite, theksohet se pushteti në vend ishte ndërtuar duke dalë përtej institucioneve dhe duke u mbështetur te një personalizim ekstrem i politikës.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”“Ora News”, Gazetari, Reldar Dedaj, u shpreh se argumenti i vetëm i qeverisë për të justifikuar çdo vendim, duke përfshirë edhe katapultimin e individëve të panjohur dhe jopolitikë në poste kyçe, ishte numri i lartë i votave të marra personalisht në zgjedhje. 

Megjithatë, vala e protestave e zhbëri këtë narrativë. Qytetarët i hoqën këtij pushteti mburojën e tij kryesore, duke i dhënë fund idesë së një "autokracie të skicuar" dhe duke vërtetuar se argumenti i personalizimit të politikës nuk ekziston më. Dedaj u shpreh se, kjo konsiderohet si fitorja dhe merita më e madhe e lëvizjeve të fundit shoqërore.

Por, ajo që fshihet pas Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" është një skenar gjeopolitik me përmasa të mëdha. Zhvillimet politike tregojnë se kjo nuk ishte thjesht një përplasje e brendshme, por një betejë e hapur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, e zhvilluar përmes "ushtarëve" të tjerë në terren.

Reldar Dedaj:"Unë mendoj që protesta i ka risjellë shoqërisë shqiptare vetëm një element. Edi Rama është karakterizuar në këto 13 vite... është karakterizuar nga vendime krejtësisht personale. Pra, e ka personalizuar aktin e tij politik, duke dalë përtej konceptit të institucionit. Dhe këtë gjë e ka mbrojtur me shumë fuqi duke marrë njerëz të cilët pak shquheshin në jetën publike, dikush i ka etiketuar si njerëz profesionistë apo të tjerë, por nga betejat politike nuk kishin lidhje, nuk ishin njerëz politikë.

Dhe për opinionin publik kanë qenë krejtësisht të panjohur. Dhe këtë ka pasur një argument shumë të qartë Edi Rama: "Unë kam, jam votuar nga shqiptarët për të drejtuar Shqipërinë. Në fund fare," tha, "kam 850 mijë vota që i kam pas vetes dhe i kam marrë unë." Pra, e personalizoi totalisht politikën.

Kjo laskër, e cila ishte argumenti i vetëm që kishte Edi Rama për gjithë personalizimin e politikës dhe vendimmarrjeve dhe orientimit të politikave, do dalë dhe tek ligjet... ishte këtë mburojë... protesta tregoi që nuk është e vërtetë kjo. Nuk ekziston kjo. Këtë gjë i solli protesta shoqërisë shqiptare. Ja hoqi këtë argument, personalizimin e politikës apo konceptin që ne i themi skicimin e autokracisë në Shqipëri, këtë gjë ja hoqi protesta.

Dhe kjo është gjëja më e madhe që ka sjellë protesta. Dhe unë këtë ja njoh totalisht këtë meritë protestës. Humbi personalizimi"

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE

EMISIONET