Soreca zbardh agjendën e Von der Leyen: Të martën takohet me Ramën dhe Metën

Soreca zbardh agjendën e Von der Leyen: Të martën takohet me

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis të martën turneun në Ballkanin Perëndimor. Ndalesat e para të saj do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në 29 shtator, ajo do të qëndrojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa një ditë më vonë në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkohë, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka bërë me dije se e mirëpret vizitën e saj si dhe ka zbardhur agjendën e saj Shqipëri.

Soreca shkruan se ajo fillimisht do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, e më pas do të marrë pjesë në përurimin e "Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Evropa".

Soreca: Mezi pres të mirëpres Presidenten Von der Leyen. Përpara Samitit të Ballkanit Perënimort në 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga  Shqipëri nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e "Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa", të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së nën programin “EU4Schools” të Bashkimit Evropian pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019.

Agjenda

Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama

Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë

Ora 11:15. – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

EMISIONET