“SKY”/ Bajri: “A ta nxij nga fytyra..?” - Kush është “Tigri” i Partisë, që hëngri “kërbaç” në Dobraç 11 ditë pasi Behari doli nga burgu

“SKY”/ Bajri: “A ta nxij nga fytyra..?” - Kush

Vetëm 11 ditë nga lirimi prej ambienteve të burgut Nr. 313 në Tiranë, Behar Bajri, futet direkt në aktivitet kriminal, duke ndërthurur një skenar për eliminimin e disa prej personave që ai i konsideronte kundërshtarë, megjithëse me disa prej tyre ai pinte kafe në Shkodër.

Përveç skenarëve për të kryer vrasje, fajdeve, lotove, trafikun dhe tregtinë e kokainës apo kultivimin e hashashit, një specialitet brutal i grupit të Behar Bajrit në Dobraç, ishte dhe rrahja e personave të ndryshëm.

Një gjë e tillë ka ndodhur me shumë persona në Shkodër, përfshirë dhunimin e fierakut, Fredi Alizoti, dhe persona të tjerë si: Zamir Naku, një zyrtar Partie, e deri tek individë të tjerë, që Bajri i dyshonte se ishin spiunë të policisë, apo që kërkonte t’ia merrte biznesin.

Por 11 ditë pasi kishte dalë nga burgu, Behar Bajri kishte kapur dhe dhunuar në Dobraç një person të Partisë që etiketohet me nofkën “Tigri”, por deri në këtë fazë nuk është identifikuar se kush është.

Sipas bisedave të zhvilluara në vitin 2020 në aplikacionin “Sky” mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, “Tigri” rezulton të jetë person i Partisë dhe në një rast Behari, gjatë kohës kur ishte i izoluar në burg ka kërkuar ndihmën e Pëllumbit, që “Tigri” të ndërhynte për të caktuar prokuror të dosjes, Xhevahir Litën.

Biseda zhvillohet në datën 10 shkurt 2020, mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit (ky i fundit në këtë kohë në burg), ku të dy flasin për paracaktimin e Xhevahir Litës në këtë dosje dhe mundësinë e ndërhyrjes së një personi që Bajri e etiketon me nofkën “Tigri”.

Bajri i dërgon mesazh Gjokës nga burgu si vijon: “…He vlla ça bane…I tash ja morra këti shokut…telefonin. Mir ma vlla…Mir ma vlla… Mir vlla… Veç qeshtjen e nuses kam pas… At nat si më ka vra nusja vedin ka ken ne sherbim… Ja kam rrah edhe kushrinin… Veç ne folt “Tigri” me to… Me shku te aj shoku nuk asht problem. Me e marr Xhevi, me ken ma mir…30 afroji…”.

Ndërkohë emri i personit “Tigri” pas bisedës së 10 shkurtit 2020 del në skenë sërish, pasi në 10 korrik 2020, gjatë një bisedë të zhvilluar mes Behar Bajrit, që tashmë kishte 10 ditë që kishte dalë nga burgu,dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, ata flasin se personi me nofkën “Tigri” ishte kapur në Dobraç.

Behari i shkruan në “Sky” Pëllumb Gjokës, duke i thënë: “…a ta rraha “Tigrin” apo jo…?”

Kurse Pëllumbi ia kthen shkurt: “…Joooo…vetëm bërtiti fort…po fort ama…”.

Sërish Behar Bajri ia kthen: “…se thashë ta rrahi kurvën me shkom gomet…si thu ti…?”.

Por Pëllumbi vijon t’i përgjigjet si më poshtë: “…rrahe pak, se na duhet me e çu te Partia prap…, po të mos ketë njerëz… që të jetë pronto, ku ti thom me shkua…”.

Behari e pyet Pëllumbin: “…A ta nxih në fytyrë…?”

Ndërkohë pasi bisedojnë për disa persona nga Kosova dhe Serbia me qëllim sjelljen e tyre në Shqipëri për të bërë punë, Pëllumbi e pyet Beharin duke i thënë se: “…çfarë tha “Tigri”…?”.

Po Behar Bajri nuk i përgjigjet fare. Dhuna dhe keqtrajtimi i njerëzve të ndryshëm në Dobraç, ishte kthyer në një sagë e përhershme nga grupi i Behar Bajrit.

“Ora News” ka mundur shikojë mesazhe të mbërritura në komisariatin “Dixhital”, SMS i cili më pas solli identifikimin e Denis Brajoviçit dhe vetë Behar Bajrit.

Në mesazh ku pasqyrohet pengmarrja dhe dhuna thuhet se:

“…nga një qytetar për qytetin e Shkodrës…”

Përshëndëtje!

Në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim me Nr. 237031, i cili bën fjalë për qytetin e Shkodrës nga një qytetar anonim i cili ka dërguar tekstin e mëposhtëm:

“…ju lutem merrni masa, pasi shtetasi Behar Bajri dhe Denis Brajoviç, janë duke na kërcënuar me armë që të na marin biznesin. Mrëmë kanë marë peng shtetasin Zamir Naku, që ka një local tek ambulanca dhe e kanë rrahur barbarisht…Adresa Shkodër.Ju letem na ktheni përgjigje me E-Mail. Ju faleminderit!..”.

Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe ky mesazh që e ka dërguar qytetari në komisariatin dixhital, në vend të verifikohej nga Policia e Shkodrës, ai ka mbërritur me shpejtësi në telefonin e Behar Bajrit përmes një foto të bërë screenshot.

Më pas Behar Bajri, ja ka dërguar këtë foto përmes aplikacionit “Sky” Denis Brajoviq dhe ky i fundit ka filluar të interesohet në polici, duke aktivizuar dhe Ervis Martinaj të interesohej tek policia Shkodër, për situatën.

EMISIONET