Skafit i prishet motori në Karaburun, 8 pushuesit mbesin në mes të detit, shpëtohen nga policia

Skafit i prishet motori në Karaburun, 8 pushuesit mbesin në mes

Një grup turistësh me 8 persona kanë ngelur në mes të detit ditën e sotme në Karaburun.

Atyre u është prishur mjeti lundrues në zonën e Karaburunit, pas një defekti në motor.

Policia bën më dije se personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.

''Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues.  Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.'' - njofton policia.

EMISIONET