“Situatë e rrezikshme në vend”/ Zhllima: Po krijohet konflikt emocional dhe politik në Shqipëri
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, avokati Gylsen Zhllima ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën politike në vend, duke kritikuar mënyrën e qeverisjes dhe zhvillimet e fundit në debatet publike.
Ai ka folur për atë që e cilëson si rritje të tensioneve politike dhe emocionale, duke e lidhur me qasjen e mazhorancës dhe diskursin publik mbi çështje historike dhe kombëtare.
Sipas tij, në vend po krijohet një klimë përplasjeje që mund të thellohet më tej.
“Po krijohet një situatë ku qytetarët futen në konflikt bindjesh dhe perceptimesh, dhe kjo vjen nga mënyra si po qeveriset vendi.”-tha ai.
Në studio pati ndërhyrje nga moderatori, i cili i kërkoi të qëndronte te tema dhe të mos përgjithësonte qëndrimet e tij për të gjithë.
“Qytetarët duhet të flakin frikën dhe të reagojnë si qytetarë, për të ndryshuar këtë realitet politik.”-shtoi Zhllima.


