“Shpronësim, ose bojkotojmë votimet!”/ Ngecin punimet në rrugën e  Durrësit, banorët s’kanë marrë paratë për pronën

Disa familje në lagjen 15 në Durrës paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet. Shkak është bërë mungesa e shpronësimit për tokën dhe banesat që u janë prishur si pasojë e ndërtimit të rrugës. Sipas tyre edhe pse çdo gjë e kanë me dokumente askush nuk u jep përgjigje

Punimet për rehabilitimin e rrugës në durrës që prek lagjen 15 janë ndërprerë. Shkak është bërë mungesa e shpronësimit të banorëve që u preket trualli apo dhe toka.

“Këtu nuk funksionojnë institucionet”, thotë një banor.

Banorët shprehin shqetësimin për dënimin që kanë, por dhe mungesën e një reagimi.

“Kemi kohë që kemi kërkuar të na shpronësojnë. Këtu jam pronar unë dhe nuk ka Perëndi që e ndërron këtë. Prona është e shenjtë”, shprehet një banor.

“E kanë lënë rrugën për arsye se nuk kanë bërë shpronësimet”, thekson një tjetër banor.

Një tjetër problem është dhe rreziku që u vjen fëmijëve nga mungesa e masave të sigurisë.

“Nuk i nxjerrim dot fëmijët që të venë në shkollë”, thotë një banore.

Thonë se nëse nuk do t’u zgjidhet problemi, do të bojkotojnë votimet

“Dhe brenda datës 10 maj nëse kjo nuk përfundon, neve do të bojkotojmë zgjedhjet”, paralajmëroi banori.

Investimet në këtë aks kanë nisur rreth 2 vite më parë, dhe parashikohet të lidhë zonën universitetit me Shënavlashin.

durrës rruga

EMISIONET