Shpërthen granata në Përrenjas, plagosen tre personat që po punonin tokën

Shpërthen granata në Përrenjas, plagosen tre personat që po

Tre persona kanë përfudnuar të palgosur në spitalin e Elbasanit pasi duke punuar tokën hasën me një granatë të vjetër e cila shpërtheu.

"Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi Olsi Elezi, 45 vjeç dhe shtetaset Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime," njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

EMISIONET